Bashkë në Gjuhë e Histori/ Deputetët e Kosovës dhe të Shqipërisë kërkojnë njehësimin e arsimit

Deputetët e Kosovës dhe të Shqipërisë janë bërë bashkë në Tiranë për të kërkuar njesimin e teksteve në gjuhën shqipe. Miqtë nga prishtina theksuan se fillimisht puna duhet të nisë nga korrikulat, teksa theksuan rëndësinë e ruajtjes së marrëdhënieve me mërgatën dhe diasporën

Deputetët e Kosovës dhe ata të Shqipërisë u bënë bashkë në Tiranë në komisionin e medias për të diskutuar mbi një arsim të përbashkët. Pas abetares tashmë kërkohet që në arsim të ketë më shumë lëndë të njehsuara.

"Do të duhen 10-vjeçarë për atë që duam ne, të unifikojmë gjithçka. Mund të jetë historia, letërsia, gjuha. A mundemi ne këto tekste që janë bërthama e kombit të fillojmë ti unifikojmë," tha ajo.

Por për kreun e komisionit të medias në Prishtinë së pari duhen riparë korrikulat e më tej arrihet tek tekstet

"Anomalia dhe paradoksi është se ne ende nuk kemi të harmonizuara kurrikulat në nivel të historisë , letërsisë dhe gjuhës shqipe dhe çfarë mund ti ofrojmë mërgatës," tha ai.

Mërgata dhe diaspora kishin një tjetër kërkesë për t'iu kushtuar vëmendje si një burim i fortë i kulturës, historisë e leksikut

"Po përpiqem të përkujtoj një poemë që është gati e unifikuar për të dyja shtetet e që do e konsideroja si një resurs të përbashkët e që do të na duhet ta fuqizojmë në të ardhmen. Ajo është diaspora, përkatësisht Mërgata. Unë mendoj se është një resurs që fillimisht duhet ta fuqizojmë si të tillë për shkak se në një gjendje postidentitare në të cilën po shkon njerëzimi kam frikën që do të bëhet gjithnjë e më i pashfrytëzueshëm," tha ai.

Por rëndësi për deputetët e Kosovës është mbajtja e lidhjes me fëmijet e emigrantëve

"Politika jonë duhet të jetë e orientuar në mënyrë dërrmuese tek fuqizimi dhe ruajtja e lidhjes afektive të mërgatës me vendet e tyre amë," tha ai.

Të ulur përballë e me të njëjtën gjuhë, edhe pse në dy shtete, deputetët kërkuan një analizë të plotë të marrëveshjeve të firmosura deri më tani dhe se si janë zbatuar deri më tani.