Stafa: Në markete abuzohet me çmimin e produkteve, ja çfarë ndodh
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Prill 2023, 18:29
Hasan Stafa, drejtor i Qendrës së Konsumatorëve Shqiptarë i ftuar në Ora News në emisionin “Epiqendër” të moderatores Sonila Musai, thotë se produktet në markete kanë çmim tjetër dhe kur shkon në kasë ti i blen me çmim tjetër.
Një tjetër abuzim ai cilëson dhe pjesën e futjes së centit që nuk kthehen nga bizneset e kjo është një mënyrë vjedhje për konsumatorët.
Sipas tij shteti duhet ta shohë me përparësi këtë problem e të mos lejojë abuzime.
