Rama: Rroga e mësuesve, së shpejti mbi 95 mijë lekë
Kryeministri Edi Rama ka prezantuar rritjen e pagave për mësuesit gjatë një takimi me disa prej txyre pasditen e së martës në kryeqytet.
Ai shpjegoi se kanë bërë një plan me dy hapa, i cili do të nisë tani dhe do të mbyllet vitin e ardhshëm.
"Do të bëjmë rritjen 7% dhe pastaj në hapin tjetër, nuk është një premtim, por plan financiar, vitin e ardhshëm paga juaj do të kapërcejë në një tjetër nivel. Nëse sot që flasim rritja mujore do të jetë 3500 lekë për mësuesit e 9-vjeçareve, 3800 për mësuesit e shkollës së mesme, te rritja e përgjithshme, mësuesit në shkollat 9-vjecare do kenë një pagë 95550 lekë. Ata në shkollën e mesme do kenë një pagë 106 mijë lekë", u shpreh ai
Rama theksoi se është e rëndësishme që paga minimale të shtyjë edhe sektorin privat.
"Kur paga minimale rritet, duhet bërë gjithë korrektimi", u shpreh ai.
