Zgjedhjet vendore të 14 majit, KQZ miraton emrat e 6 kandidatëve për Tiranën
Për kryeqytetin do të garojnë në zgjedhjet vendore 6 kandidatë. Tirana është qyteti me numrin më të madh të kandidatëve për garën e bashkive.
Komisionin Qëndror i Zgjedhjeve ka certifikuar kandidatin e PS dhe të koalicionit "Bashkë Fitojmë" si dhe pjesëmarrësve të tjerë në garë që kërkojnë vota si nga e majta dhe e djathta.
"Regjistrimin e Erion Veliaj si kandidat të bashkisë Tiranë mbështetur nga PS, regjistrimin e Belind Këlliçit si kandidat të bashkisë Tiranë mbështetur nga koalicioni "Bashkë Fitojmë".
Një emër i ri për bashkinë e Tiranës është Arlind Qori, i cili do të përfaqësojë partinë e sapoformuar, Lëvizja Bashkë.
Por po ashtu sfidën e ka hapur dhe Fronti i Majtë, Marko Dajti.
Përkundrejt tyre në garë është edhe ish-demokratja Lalja Pernaska dhe Roland Bejko i Partisë Demokratike.
Edhe pse partitë kryesore kanë nisur takimet elektorale, zyrtarisht fushata do të nisë me 14 prill për tu mbyllur me 12 maj.
