Burime të dyshimta për financimin, Celibashi shton masat për kontrollin e parave të partive politike për "14 majin"
Shqetësimi për financime të dyshimta të partive politike në fushatat zgjedhore ka bërë që KQZ të përdorë teknologjinë për një kontroll më të fortë.
Për këtë është krijuar një platformë elektronike, ku të dhënat do të mund të merren jo vetëm nga zyrtarët e KQZ, por edhe nga ekspertë të jashtëm.
"Për përpunimin lehtësisht të të dhënave si përdorues të jashtëm, të cilët mun dtë kenë akses në sistem, për të punuar, ruajtur dhe marrë të gjitha llojet e dokumenteve që lidhen me financimet e partive politike", u shpreh Celibashi.
Marrja e dokumenteve përmes platformës do të bëjë që çdo e dhënë të analizohet dhe të sinjalizohet çdo abuzim.
"Me qëllim garantimin sa më eefktiv të kësaj platforme online janë marrë në konsideratë të gjitha gjetjet dhe është një mekanizëm shumë i mirë për këdo që në një mënyrë ose një tjetër është përdorues i këtij sistemi", theksoi Celibashi.
Por, për të parandaluar sulmet kibernetike, Celibashi deklaron se janë marrë masa shtesë.
"Të rrisë sigurinë e informacionit, dokumentet e informacioneve të ruajtura në sistem, duke përcaktuar masa të rrepta sigurie", theksoi Ilirjan Celibashi.
Kontrolli i financimit të partive përmes teknologjisë u bë i mundur përmes Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës si pjesë e masave kundër korrupsionit.


