Ky është peshku më i thellë që është filmuar ndonjëherë

Duke lundruar në një thellësi prej 8,336 metrash pak mbi shtratin e detit, një peshk kërmill është bërë peshku më i thellë i filmuar ndonjëherë nga shkencëtarët pasi një sondë u zhyt në humnerën e Oqeanit Paqësor verior.

Shkencëtarët nga Universiteti i Australisë Perëndimore dhe Universiteti i Shkencës dhe Teknologjisë Detare të Tokios publikuan pamjet e peshkut kërmill të dielën të filmuara shtatorin e kaluar nga robotët e detit në llogore të thella jashtë Japonisë.

Së bashku me filmimin e kërmillit më të thellë, shkencëtarët kapën fizikisht dy ekzemplarë të tjerë në 8022 metra dhe vendosën një tjetër rekord për kapjen më të thellë.

Më parë, peshku më i thellë i vërejtur ndonjëherë ishte 7,703 metra në 2008, ndërsa shkencëtarët nuk kishin qenë kurrë në gjendje të mblidhnin peshq nga nën 8,000 metra.

"Ajo që është domethënëse është se tregon se sa larg do të zbresë një lloj i caktuar peshku në oqean," tha biologu detar Alan Jamieson, themeluesi i Qendrës Kërkimore të Detit të Thellë Minderoo-UWA, i cili drejtoi ekspeditën.

Shkencëtarët janë duke filmuar në thellësi jashtë Japonisë si pjesë e një studimi 10-vjeçar mbi popullatat më të thella të peshqve në botë.

Peshqit kërmill janë anëtarë të familjes Liparidae dhe teksa shumica jetojnë në ujë të cekët, të tjerët mbijetojnë në disa nga thellësitë më të mëdha të regjistruara ndonjëherë, tha Jamieson.

Ky është peshku më i thellë që është filmuar