Ekuipazhi Artemis II, NASA pritet të zbuloje astronautët e misionit në Hënë

NASA pritet të zbuloje astronautët e misionit fluturues në Hënë. I planifikuar të nisë në vitin 2024, Artemis II do t’i çojë njerëzit më thellë në sistemin diellor sesa është arritur në pesë dekada.

Katër astronautë, tre amerikanë dhe një kanadez pritet të jenë pjesë e ekuipazhit për të përfunduar një mision në orbitën e Hënës, që do t’i çojë njerëzit më thellë në sistemin diellor sesa është arritur në pesë dekada.

I planifikuar të nisë në vitin 2024, Artemis II do të jetë misioni i parë me ekuipazh i programit për të orbituar hënën, duke shkuar më larg në hapësirë që nga programi Apollo.

Reid Wiseman, një aviator detar i dekoruar dhe pilot testues 47-vjeçar, i cili u zgjodh për herë të parë si astronaut i NASA-s në vitin 2009, është në krye të listës si pjesë e ekipit, sipas raportimeve. Wiseman ka shërbyer si shef i zyrës së astronautëve deri në nëntor 2022.

Së bashku me Wiseman, ka një pjesë të vogël të kandidatëve të tjerë në krye të listës: Victor Glover, një aviator detar 46-vjeçar i cili u kthye në Tokë nga fluturimi i tij i parë hapësinor në 2021 dhe Randy Bresnik, 55 vjeç, gjithashtu një aviator detar i dekoruar. Ai ka fluturuar dy misione në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës

Anne McClain, 43 vjeçare, është një pilote e dekoruar e ushtrisë e cila ka kryer më shumë se 200 misione luftarake në mbështetje të Operacionit Liria e Irakut dhe e diplomuar në Shkollën e Pilotëve të Testit Detar të SHBA-së në 2013, në të njëjtin vit që u zgjodh si astronaute e NASA-s.

Stephanie Wilson është astronautja më e vjetër në këtë listë. 56-vjeçarja iu bashkua NASA-s në vitin 1996 dhe shërbeu si specialiste e misionit në tre fluturime Space Shuttle. Christina Koch, 44 vjeç, është një veterane e gjashtë shëtitjeve në hapësirë.

Ajo mban rekordin për fluturimin më të gjatë në hapësirë nga një grua, me një total prej 328 ditësh në hapësirë. Ndërsa Jessica Meir është biologe 45-vjeçare me doktoraturë nga Instituti i Oqeanografisë. Ajo ishte anëtare e një misioni të NASA në 2002.

Ekuipazh i Artemis II do të jetë edhe një astronaut nga Kanadaja, kushte që u përforcuan në një traktat të vitit 2020 midis dy vendeve. Agjencia Kanadeze e Hapësirës aktualisht ka një kuadër prej vetëm katër astronautësh, por mes tyre, Jeremy Hansen ka krijuar më shumë pritshmëri.

Ky mision do t'i hapë rrugën ekuipazhit të Artemis III për të ecur në Hënë në vitin 2025, në bordin e raketës më të fuqishme në botë dhe me një çmim që deri atëherë do t'i afrohet 100 miliardë dollarëve.