Ulet prodhimi, rritet sërish nafta. Ekspertët: Të merren masa, po ulet niveli i jetesës

Çmimet e karburantit, kryesisht naftës, kanë shënuar një rritje të ndjeshme të çmimi tkëtë hënë, pasi eksportuesit më të mëdhenj në botë njoftuan ulje të prodhimit. Çmimi i naftës bruto po tregtohet me mbi 84 dollarë për fuçi, duke u rritur me 5%.


Ekonomistët paralajmëruan se çmimet më të larta të karburantit do ta bajnë më të vështirë jetesën, pasi rriten ndjeshëm kostot.


Çmimet e naftës së papërpunuar Brent u rritën pasi Arabia Saudite, Iraku dhe disa shtete të Gjirit thanë të dielën se po ulnin prodhimin me më shumë se një milion fuçi naftë në ditë.


Përveç kësaj, Rusia tha se do të zgjasë prodhimin prej gjysmë milioni fuçi në ditë deri në fund të vitit.


Çmimet e naftës u rritën kur Rusia pushtoi Ukrainën, por tani janë kthyer në nivelet e para fillimit të konfliktit.


Megjithatë, SHBA-ja ka bërë thirrje që të rritet prodhimi në mënyrë që të ulin çmimet e energjisë. Një zëdhënës i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të SHBA tha: "Ne nuk mendojmë se shkurtimet janë të këshillueshme në këtë moment duke pasur parasysh pasigurinë e tregut - dhe ne e kemi bërë të qartë".


Çmimet e larta të energjisë dhe karburanteve kanë ndihmuar në rritjen e inflacionit, duke ushtruar presion mbi financat e shumë familjeve.