Krimi paralajmëron: Do të shtohen viktimat e pafajshme

Një ish-drejtues bande kriminale ka paralajmëruar për më tepër viktima të pafajshme teksa lufta për territor bëhet me e përgjakshme.

Darren Gee, dikur një nga njerëzit më të frikshëm në Merseyside, në Britani, parashikon se më shumë familje do të kapen në zjarrin e bandave që luftojnë për të dominuar tregtinë e armëve të zjarrit dhe drogës.

Javën e kaluar, Thomas Cashman u dënua për vrasje e një 9-vjeçareje, duke u bërë njeriu më i urryer në Britani. Ngjarja ndodhi në shtëpinë e vogëlushes, teksa ai po ndiqte një rival për ta vrarë.

Në një intervistë për BBC,  ekspertët paralajmërojnë se si një brez i ri bandash adoleshente me një "prirje të jashtëzakonshme për dhunë" po zëvendësojnë "mafien e vjetër" - me disponueshmërinë në rritje të armëve të zjarrit duke i bërë ato më vdekjeprurëse se kurrë.