Aksident me 7 viktima në Gjermani/ Dy makina me pasagjerë u shkrumbuan pas aksidentit të trefishtë
Një aksident tragjik me 7 viktima dhe 3 të plagosur u shënua në Thuringen të Gjermanisë, ku tre makina u përplasën dhe u përfshinë më pas nga flakët
7 viktima dhe 3 të plagosur rëndë është bilanci i një aksidenti zinxhir në Thuringen të Gjermanisë .
Në aksident u përfshiinë tre makina ku njëri prej drejtuesve kishte hyrë në korsinë e kundërt duke shkaktuar aksidentin tragjik.
Dy nga mjetet u përplasën ballë për ballë dhe për pasojë shpërthyen në flakë duke u shkrumbuan bashkë me 6 personat që udhëtonin aty!
Sipas policisë, trupat u gjetën vetëm pasi flakët ishin shuar!
Makina e trete përfundoi e përmbysur në anë të rrugës
Aksidenti tragjik detyroi pezullimim e lëvizjes në autostradë për disa orë, ndërsa banorëve iu kërkua që të mbyllnin dritaret për shkak të tymit
Ministri i Brendshëm, Georg Maier në një reagim tha se ishte i tronditur nga pamjet e aksidentit.
Tre të plagosurit e ngjarjes së shënuar mbrëmjen e së shtunës u dërguan për ndihmë mjekësore ndërsa raportphet se një prej tyre është në rrezik për jetën
Ekspertët e policisë gjermane thanë se po hetojnë shkaqet e aksidentit tragjik