Pasojat katastrofike të tornadove, 26 viktima dhe dëme kolosale në SHBA. Mijëra pa energji elektrike

Këto pamje tregojnë pasojat e tornadove shkatërruese në Arkansas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Të paktën 26 persona janë konfirmuar deri më tani të vdekur në  zonat e goditua kryesisht në jug dhe perëndim të SHBA.

Qyteti Wynne në Arkansas  është ndër më të prekurit.

Tennessee, Illinois, Indiana, Alabama dhe Mississippi janë të tjera shtete të dëmtuar ku janë shënuar viktima.

Shtëpi u shkatërruan dhe mijëra mbetën pa energji.

Pemë të shkulura dhe makina të shkatërruara.

Sipas Washington Post, janë regjistruar më shumë se 60 tornado.

Guvernatorja shpalli një gjendje të jashtëzakonshme në shtetin e Arkansas të premten, duke aktivizuar gardën kombëtare në përpjekjet normalizuar situatën pas motit të keq

Ndërsa stuhitë vazhdojnë të punojnë drejt lindjes, Virxhinia, Ohio dhe Pensilvania janë më të prekurat

Javën e kaluar një tornado në Misisipi zgjati për 1 orë 10 minuta përshkroi 94 km

Ajo dëmtoi rreth 2,000 shtëpi.

Presidenti Biden vizitoi zonat e prekura duke premtuar mbështetje!