"Bashkë Fitojmë" garon me Pandi Janin në bashkinë e Pustecit

Pandi Jani do të garojë për bashkinë e Pustecit nën siglën e koalicionit "Bashkë Fitojmë" në zgjedhjet vendore të 14 majit.

Lajmin e ka bërë me dije vetë kandidati në facebook.

Jani: Të nderuar vëllezër dhe motra Maqedonas. Kam kënaqësinë dhe nderin e veçantë që t'ju informoj se zyrtarisht jam kandidat i koalicionit " Bashkë Fitojmë" për kryetar i bashkisë Pustec në zgjedhjet vendore të 14 majit. Përzemërsisht ju falenderoj për besimin dhe për mbështetjen tuaj. Falenderoj " Partinë e Lirisë" dhe koalicionin " Bashkë Fitojmë" për besimin dhe përkrahjen pa rezerva.Falemderoj të gjithë popullin opozitarë të pustecit për besimin dhe mbështetjen që i jep kauzës " Për nje jetë më të mirë në Pustec". Besoj se e ardhmja i takon rinisë, ndaj dhe unë si i ri jam i bindur se vizioni im për Pustecin do të triumfojë.Ju premtoj se pas zgjedhjes time në krye të bashkisë,Pustecit do jetë një vend ku të rinjtë do zgjedhin të jetojnë dhe të ndërtojnë të ardhmen e familjeve të tyre.Në ditët që vijojnë në bashkëbisedim me ju banorë të nderuar të bashkisë Pustec, do shpalos programin dhe vizionin tim për Pustecin.Kam besim të plotë që të gjitha projektet që do paraqes janë plotësisht të realizueshme.
Premtoj nje PUSTEC modern të pastër që do zhvillohet në një qëndër të turizmit.

Me respekt,
Pandi Jani
Kandidat për kryetar bashkie

"Bashkë Fitojmë" garon me Pandi Janin në bashkinë