"Si të lidhemi me Zotin" Hoxhë Ekrem Avdiu: Edhe një ateist i lutet Zotit kur e merr dallga në det
Hoxhë Ekrem Avdiu i ftuar në emisionin "Kjo është Koha" në RTV Ora duke lexuar Kur'anin na tregoi se si njeriu mund të komunikojë me Zotin dhe se sa të nevojshëm e ka një njeri, qoftë dhe aateist, ndihmën e Zotit në momente të vështira.
"Edhe ata që nuk janë besimtarë Zoti është prezent në jetën e tyre, në bindjen, dhe fjaklëte tyre. Edhe ai që deklarohet ateist, nuk ka një moment që se përmend Zotin.
Nevoja njerëzore për ta lutur zotin ëshët evdiente, prej lindjes. Ajo mund të mbulohet artificialisht por një shkundje e jetës e kthen njeriun prap në pozicionin e Zotit dhe për ta lutur Zotin.
Një shembull të tillë na sjell dhe Kurani kur thotë se ata që deklarohen të tillë dhe futen në det e i merr dallga i luten Zotit dhe me përkushtim e sinqeritet të skajshëm . Nëse na shpëton nga kjo do të jemi të përkushtuar etj. Nganjëherë harron, mashtrohet nga gënjeshtrat e dynjasë," tha ai.