"Në skaj, jo në prag të zgjedhjeve", aktivistët: Komuniteti rom dhe egjiptian i papërfaqësuar në këshilla bashkiakë

Partitë Politike tanimë kanë paraqitur alternativat e tyre me të cilat do të garojnë në zgjedhjet e 14 majit. Veç kryetaëve të bashkive janë publikuar edhe listat e këshilltarëve. Aktivistët shprehen se komuniteti rom dhe egjiptian është lënë sërisht jashtë përfaqësimit, pasi edhe ata përfaqësues që janë futur në lista emri i tyre ndodhet jo në lista fituese.

Tanimë partitë u kanë ofruar qytetarëve alternativat këshillat bashkiakë që do të dalin nga zgjedhjet lokale të 14 majit.

Por duket sikur pakicat kombëtarë përsëri janë trajtuar si qytetarë të dorës së dytë.

Aktivistët shprehen se pakicat janë lënë jashtë zgjedhjeve, ose aty ku janë futur emri i tyre ndodhet jo në listë fituese por i renditur poshtë.

"Në shumicë e bashkive të Shqipërisë anëtarë të komunitetit ro dhe egjiptian janë vendosur në lista thjesht si garniturë në pjesa ku nuk mund të shpallen fitues të zgjedhjeve në këshilla bashkiakë," tha ai.

Aktivistët shprehen se partitë duan vetëm të joshin komunitetin rom dhe egjiptian, sepse në fakt  ata nuk kanë asnjë përfqësim në nivel lokal.

"Ajo çfarë unë shoh është një mënyrë e mirë e përdorur nga partitë për ti joshur anëtarët e këtyre komuniteteve për ti marrë votën por në të vërtetë të mos kenë asnjë lloj përfaqësimi në nivel vendor," tha ai.

Shpesh herë pakicat kombëtare kanë thënë se janë të disktiminuar, ndërsa shqetësimin e kanë ngritur vit pas viti edhe me protesta të ndryshme.