I zunë pritë dhe më pas e qëlluan, zbardhen detaje të reja nga plagosja e gruas në Lushnje
Zbardhen detaje të reja nga plagosja e gruas në Lushnje. Mësohet se 60-vjeçares Bajame Seneja i kanë zënë pritë autorët dhe më pas e kanë qëlluar me armë zjarri në këmbë.
Ngjarja ka ndodhur reth orës 17:20, në fshatin Ballagat, Lushnje.
E plagosura ndodhet në spital në kujdesin e mjekëve.
Burime për Ora News bëjnë me dije se e plagosura është motra e Kastriot Hasallës, i cili vrau kushëririn e tij Romeo Hasalla në 2021 pas një konflikti pronësie.
Dyshimet janë se plagosja e sotme lidhet me konfliktin mes familjeve të fisit Hasalla.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, janë ngritur pika kontrolli në të gjitha hyrje-daljet e qytetit të Lushnjës dhe vijon krehja e zonës me qëllim kapjen e autorëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën intensive për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
