Bayern Munchen është i shqetësuar për Sadio Mane, sulmuesi duket i humbur

Bayern Munchen është i shqetësuar për Sadio Mane, sulmuesi
Ka një çështje në kampin bavarez. U ble për të zgjidhur problemet e sulmit pas largimit të Robert Lewandowski-t, bomberi senegalez duket se është zhdukur që prej muajit nëntor të vitit të kaluar.

Mungoi në Kupën e Botës me Senegalin për shkak të një dëmtimi por edhe pse është rikthyer në stërvitje, sulmuesi që u ble 40 mililionë euro nga Liverpool, nuk arrin të rigjejë formën e tij optimale dhe trajneri Julian Nagelsmann ka vënë re që edhe gjatë seancave stërvitore ai nuk arrin të tregojë klasin e lojtarit që të gjithë kemi parë te Liverpool.

Rrallëherë Mane arrin të triblojë në duelet një për një. Në transfertën e Leverkusenit ku Bayern u mund 2-1, Mane u zëvendësua në pushim. Në 28 ndeshje të luajtura këtë sezon, ai ka shënuar 11 gola, shumë pak për pritshmëritë që kanë në klubin bavarez për sulmuesin afrikan.