Nketiah i dhuron fanellën Kim Kardashian, tifozët i tremben dëmtimit të mundshëm të talentit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 23 Mars 2023, 13:55
Tifozët e Arsenalit i tremben mallkimit të Kim Kardashian pasi kësaj të fundit i dhuroi një fanellë ylli i ekipit, Eddie Nketiah.
Sulmuesi me orgigjinë afrikane u takua me femrën më të ndjekur të planetit në Instagram gjatë ndalesës së saj në Londër, por reputacioni i saj si “VIP-i që u sjell ters skuadrave”, i ka trembur disi tifozët pasi morën vesh që lojtari i kidhte dhuruar një fanellë.
Nketiah është një prej lojtarëve kryesorë të Arsenalit këtë sezon ndërsa Kim Kardashian ka qenë e pranishme në eleminimin e londinezëve nga Europa League. Pak ditë më vonë ajo ishte e pranishme edhe në “Parc de Princes” në ndeshjen që PSG e humb 2-0 ndaj Rennes. Kaq ka mjaftuar që ajo të konsiderohet një “mallkim” për skuadrat që viziton.
