Sulm horror në Gjermani, polaku mësyn me sëpatë pasagjerët në tren

Sulm i përgjakshëm në një tren rajonal në distriktin Spree-Neisse në Cottbus (Brandenburg), në Gjermani.

Një burrë sulmoi pasagjerët me sëpatë pasditen e së premtes. Një adoleshente 17 vjeçare ka mbetur i plagosur rëndë.

Sipas një zëdhënësi të policisë lokale, policia u alarmua në orën 13:20 nga një tren që ishte midis Cottbus dhe Frankfurt/Oder.

Një burrë sulmonte pasagjerët me sëpatë.

Policia shtetërore dhe federale ndaluan trenin në stacionin Guben, disa oficerë u vërsulën në ndarje dhe gjetën autorin.

Ai e lejoi veten të arrestohej pa rezistencë. Sipas informacioneve zyrtare është siguruar një send “si sëpatë”.

Një 17-vjeçare pësoi lëndime të rënda në kokë si pasojë e sulmit, ekipet e shpëtimit e dërguan në spital.

Fillimisht nuk u tha asgjë për gjendjen e saj shëndetësore.

I arrestuari mësohet se është një 37-vjeçar polak. Sipas informacioneve të deritanishme, ai nuk ishte nën ndikimin e drogës apo alkoolit. Ai është dërguar në komisariat për identifikimin. Është e paqartë nëse ai do të bëjë një deklaratë.

Treni u bllokua në shina pasditen e së premtes dhe po kontrollohej nga mjekët ligjorë. Nuk kishte kufizime në trafikun e trenave, pasi stacioni Guben ka tre platforma. Hetimet për zbardhjen e krimit janë duke vazhduar.

Incidenti sjell kujtime të krimit të përgjakshëm në një tren rajonal që shkonte për në Hamburg në fund të janarit.

Në atë kohë, një palestinez pa shtetësi goditi me thikë një çift të rinjsh (16 dhe 19 vjeç) dhe plagosi shtatë persona të tjerë. Të gjithë dëshmitarët janë dëgjuar, autori është ende në paraburgim.