Mbreti Charles III anulon vizitën në Francë, shkak protestat e dhunshme
Vizita shtetërore e mbretit Charles III në Francë u shty me kërkesë të presidentit Emmanuel Macron, bëri me dije Downing Street.
Pallati i Elysee shtoi se vendimi është marrë për shkak të protestës së pensioneve që është planifikuar të martën.
Udhëtimi në Paris dhe Bordo ishte parashikuar të niste të dielën, por Franca ka parë dhunë në rritje si pasojë e protestave.
Ndërkohë në një deklaratë, Buckingham Palace tha se vonesa është si pasojë e “situatës në Francë”.
“Madhëria e tij pret me padurim të vizitojë Francën sa më shpejt që të vendoset një datë”, thuhej në deklaratë.
Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar shtoi se vendimi ishte "marrë me pëlqimin e të gjitha palëve, pasi Presidenti i Francës i kërkoi qeverisë britanike të shtynte vizitën".
Presidenti Emmanuel Macron foli me Mbretin të premten në mëngjes, tha Pallati Elysée, duke shtuar se vizita shtetërore do të riplanifikohej sa më shpejt të jetë e mundur.
Disa qytete franceze panë dhunë në periferi të protestave të së enjtes që tërhoqën më shumë se një milion njerëz.
Hyrja e bashkisë në Bordo u ndez. Në kryeqytet, u hodh gaz lotsjellës
Ministri i Brendshëm tha se 903 zjarre u ndezën, në një qytet ku mbeturinat janë lënë të pambledhura që nga 6 marsi.