Mike Tyson kundër rusit të “frikshëm” Hasbulla Magomedov, shikoni “duelin” (VIDEO)

Mike Tyson kundër rusit të “frikshëm” Hasbulla
Ai është një nga njerëzit më të ndjekur të planetit në rrjetet sociale. Mik i ngushtë i ish-kampionit të UFC, Khabib Nurmagomedov dhe një fenomen për mënyrën se si shfaqet në publik edhe për shkak të përmasave të veçanta.

Hasbulla Magomedov që ka sfiduar publikisht Conor McGregor, sigurisht në formë shakaje por që shpesh herë ka acaruar edhe irlandezin me provokimet në distancë.

Hasbulla ka vizituar SHBA-në ku ka realizuar edhe një nga ëndrrat e femijërisë, një takim i veçantë me Mike Tyson dhe sigurisht edhe një përballje simbolike me njeriun e hekurt. Më pas, Tyson nuk arriti të rezitonte duke e marrë në duar fenomenin e tik tok-ut.

Gjatë muajve të fundit, Hasbulla ka nënshkruar një kontratë me UFC për të qene ambasador i sportit të kafazit në mbarë botën.