Letër nga burgu, Dani Alves i kërkon bashkëshortes të mos e braktisë
Dani Alves i dërgon një letër bashkëshortes së tij, Joana Sanz, e cila duket se po bën gati divorcin pasi ish-mbrojtësi është burgosur dhe pret gjykimin për akuzën e tentativës së përdhunimit.
Ngjarja ka ndodhur në 30 dhjetor ndërsa që prej 20 janarit, braziliani po qëndron pas hekurave. Gjithsesi, ai nuk është dorëzuar dhe nga qelia në Barcelonë ka nisur një tekst që është bërë publik dhe ku shkruan:
“Ti dhe fëmijët tanë jeni gjëja më e mirë që më ka ndodhur në jetë. Ne jemi rritur sëbashku që në ditën e parë kur u takuam, që në minutën e parë kur filluam jetën sëbashku.
E kemi shoqëruar njëri-tjetrin gjatë gjithë këtyre viteve. Tani në këto momente të vështira unë e kuptoj dhimbjen tënde për këtë situatë të padrejtë e me shumë presion. Akuzat janë të pabaza dhe unë nuk jam fajtor pasi vlerat që më kanë udhëhequr në jetë janë dashuria, respekti dhe solidariteti.

Do të vazhdoj të luftoj ashtu siç kam bërë gjithmonë me mbështetjen e atyre që kam pranë dhe jam i bindur se do të pranoj pafajësinë time”.
