Sallova: Marrëveshja është një njohje de facto e Kosovës, nëse nuk zbatohet do të ketë sanksione

Në një intervistë me Ora News, për gazetaren Anila Zyberaj, Donik Sallova, studiues i shkencave politike u shpreh se Kosova ka shfaqur pajtueshmëri me planin evropian.

Ai tha se praktikisht do të shohim se cili do të jetë mekanizmi i BE-së që do t’i bëjë të dyja palët që të zbatojnë marrëveshjen në të gjitha  pikat.

Sallova: Kosova ka shfaqur pajtueshmëri me planin evropian që do të shërbejë si një bazë për nënshkrimin e një marrëveshjeje mes dy palëve. Por Serbia ishte dyshuese për ta firmosur sepse ka vënë kushte si asociacioni. Duke qenë se dje nuk është plotësuar ky kusht dhe nuk ka firmosur, por Vuçiç për konsum politik në Serbi ka thënë se nuk e ka nënshkruar marrëveshjes për arsye të tjera.

Praktikisht do të shohim se cili do të jetë mekanizmi i i BE-së që do t’i bëjë të dyja palët që të zbatojnë marrëveshjen në të gjitha  pikat. Do të shohim se si do të sillet Serbia, si përherë kur ka negociuar dhe është mundur që të marrë përfitime për interesat e vërteta, por nuk ka zbatuar detyrimet e veta. Besoj se kësaj here bashkësia ndërkombëtare ka dhënë sanksione nëse nuk zbatohet marrëveshje. Është një njohje de facto e Kosovës.