Fier, “Opeli” përplaset me “Benzin”, vdes polici nga Patosi (Video)
Nga OraNews Përditësimi i fundit 19 Mars 2023, 22:43
Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor "Patos-Fier".
Sipas policisë automjeti tip "Opel" me drejtues shtetasin A. S., 58 vjeç, punonjës policie është përplasur me automjetin tip "Benz" dhe ka gjetur vdekjen.
"Rreth orës 21:35, në aksin rrugor "Patos-Fier", automjeti tip "Opel" me drejtues shtetasin A. S., 58 vjeç, banues në Patos, (punonjës policie në Stacionin e Policisë Patos) është përplasur me automjetin tip "Benz" me drejtues shtetasin G. H., 27 vjeç, banues në Patos. Si pasojë e kësaj përplasje, ka ndërruar jetë shtetasi A. S." - njofton policia.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
