"Me dy varëse floriri në qafë, sapo kisha ardhur nga Amerika", Rita Lati rrëfen grabitjen e frikshme
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Mars 2023, 15:22
Nëse dilje në rrugë me një varëse floriri kohë në parë në Shqipëri duhet të mateshe mirë. Ishte sikur e ndillje rrezikun pranë vetes.
Një episod të tillë ndau për "Why Not" edhe aktorja Rita Lati.
"Kisha ardhur nga Amerika me dy zinxhirë floriri në qafë në 1995 duke shitur mend. Një i trashë, tjetri më i hollë. Më kërkoi një çun autograf, sa ula kokën shkuli zinxhirin, më iku koka. Iku me vrap. Unë o çuni o çuni harrove këtë tjetrin, hajde dhe merre".
Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.

