Ja arsyeja pse Rita Lati nuk ka dalë nëpër intervista
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Mars 2023, 15:47
Aktorja Rita Lati u rikthye në "Why Not" pas katër vitesh në këtë sezon të gjashtë të tij.
Gjatë kësaj kohe, intervistat dhe daljet e saj televizive kanë qenë të rralla.
Me humor ajo zbuloi arsyen e pranimit të ftesës.
"Duke qenë se po bashkëjetoj me Rozën, Roza po ma bën shumë qejfin. Po më shëtit, po më gjesdis, po më çakërdis. Një natë pasi hëngrëm një darjë të bukur unë i thashë tani jam për festë, për teklila, shoca. Bëja kot si në delir. Kjo më çon mua drejt e në klab, ishte ora 12 e darkës. Ku e dija unë që ishin yllat me bisht atje!"
