Rita Lati rrëfen sukseset dhe sfidat, Roza zbulon sekretin profesional që i ka mësuar e ëma: Buzëqesh se….

Aktorja e papërsëritshme e humorit Rita Lati ishte e ftuar në "Why Not".

Me çiltërsinë dhe batutën që e karakterizon ajo ju përgjigj disa pyetjeve me "spec" të anëtarëve të bandës muzikore të emisionit.

Ajo rrëzoi edhe mitin se jeta fillon pas të 40-tave.

"E ke gabim, jeta fillon mbi 60 vjeç. Rita ka hyrë për 63, tani unë filloj jetën nga e para."

Sa i takon sekretit profesional që i ka mësuar të bijës, Rita tha se Roza ka përpara një libër që e shfleton përditë.

Por vetë Roza tregoi këshilla kryesore që i ka dhënë Rita është: "Buzëqesh mam se nuk do ti dije njeri hallet e tua".

Mes të tjerave, aktorja tregoi edhe për vështirësitë pas divorcit në rritjen e vajzës dhe përballimin e jetës.

"Kam kaluar shumë kohë të vështira, Roza që 8 vjeç është shkëputur nga babai i vet. Me një qese me dy lecka në dorë dola në rrugë. Por e kam pasur punën, publiku më ka mbajtur. Isha areola e parodisë.Filluan punët.

Por Rozën se kam mësuar asnjëherë më gjëra të shtrenjta. Mos me i rrit veshin, mos me dalë mbi shoqet. E kam arritur çdo gjë vetë dhe kjo ka qenë shkollë për Rozën."