"Duajeni dhe respektojeni veten tuaj!" Mesazhi i Rita Latit për 8 Mars

Java që lamë pas ishte javë festash, ku kremtuam dy data mjaft të rëndësishme, 7 marsin e mësuesve dhe 8 marsin e grave.

Aktorja shumë e dashur Rita Lati  e ftuar në "Why Not" ndau një mesazh shumë domethënës për gratë.

"Kam dëgjuar aq mesazhe sa më është lodhur koka. O gra, duajeni vetëm veten tuaj të parë, respektojeni veten tuaj! Të gjitha ato që u kanë thënë në shesh ua ka thënë dhe Rita me pankarta dhe të gjitha. Duajeni dhe respektojeni veten tuaj! Shkurt."