PAMJET/ Tritoli në banesën e Skënder Likës, gjendet një automjet i djegur në Fushë-Krujë

Një automjet i djegur, që dyshohet se u përket autorëve që vendosën tritolin në banesën e Shkënder Likës në Laç është gjetur nga policia në vendin e quajtur Kallmat, në fshatin Gramës të Fushë-Krujës.

Mjeti është shkrumbuar totalisht nga flakët. Sakaq nuk ka asnjë njoftim zyrtar nga policia.

PAMJET/ Tritoli në banesën e Skënder Likës, gjendet një

Mbi 10 persona janë shoqëruar dhe marrë në pyetje nga Policia e Kurbinit në lidhje shpërthimin e ndodhur në banesen 3 katëshe të familjes Lika në fshatin Sanxhak, por ende nuk është arritur të shkohet në gjurmet e autoreve të ngjarjes.

Mes personave që kanë dhënë dëshminë e tyre në polici janë dhe pjestarë të familjeve me të cilët kanë hasmëri familja që ishte objektiv i sulmit, por kanë mohur të kenë lidhje me vendosjen e lëndës shpërthyese dhe janë lënë sërish të lirë.

PAMJET/ Tritoli në banesën e Skënder Likës, gjendet një

Në pjesën e përparme të baneses tre katëshe, ka patur kamera sigurie, por sipas burimeve nga grupi hetimor kanë qenë jashtë fuksioni.

Policia ka sekuestruar dhe po analizon kamerat e disa banesave dhe bizneseve në zonë, por nga kqyrjet e deritanishme të pamjeve asnjëra prej tyre nuk i ka fokusuar lëvizjet e autoreve që mendohet të kenë qenë më shumë se 2 përsona.

Ndërkohë nuk është përcaktuar sasia dhe lloji i lëndës plasese, por referuar forces së shpërthimit dhe dëmeve që ka shkatuar mendohet të ketë qenë rreth 500 gram.

Ngjarja ndodhi rreth orës 3 e 30 minuta të mëngjesit të së premtes në fshatin Sanxhak të Kurbinit dhe objekt i sulmit me lëndë plasese ishte banesa e Skënder Likes.

Shpërthimi ishte i fortë duke shkaktuar dëme të shumta materiale dhe në objekte të tjera aty pranë, por fatmiresisht nuk pati përsona të lënduar.

Pista kryesore e hetimeve është përqëndruar tek hasmeria, pasi Skënder Lika, është babai I autorit të vrasjes së biznesmenit Rakip Roli.

Ndërkohë dhe nipi i tij, Ilir Lika është dënuar nga gjykata si bashkëpunëtor i në vrasjen dy biznesmeneve, Paulin Gjergji dhe Bujar Lika, ngjarja e ndodhur brenda një lokali në Kurbin në vitin 2020.