Një sasi e madhe armatimi amerikan në një port polak (VIDEO)
Media baltike Baltic Security postoi në Twitter një video të një sasie të madhe të pajisjeve dhe armatimeve ushtarake amerikane që dyshohet se po përgatiteshin për të lundruar nga porti i Gdynia në Poloni.
Pajisjet dhe armatimet ushtarake thuhet se i përkasin Brigadës së 3-të të Blinduar të SHBA-së, Divizionit të Parë të Kalorësisë.
Pamjet tregojnë mijëra automjete ushtarake, tanke, automjete të blinduara dhe transportues.
Media të veçanta raportojnë se një pjesë e pajisjeve do t'i dorëzohet Ukrainës, ndërsa në përshkrimin në Twitter thuhet se janë pajisje ushtarake që po kthehen në SHBA pas përfundimit të operacionit "Zgjidhja Atlantike".
Equipment belonging to the @USArmy ???????? 3rd Armored Brigade Combat Team, 1st Cavalry Division staged at the Port of Gdynia, Poland ???????? in preparation for redeployment to the continental United States after serving in the Operation #AtlanticResolve, Feb. 22, 2023. #StrongerTogether pic.twitter.com/sqK5U3UbWZ
— Baltic Security (@balt_security) March 4, 2023
