Ndahet “Nobeli i Arkitekturës” Arkitekti anglez, David Chipperfield, laureati i çmimi “Pritzker 2023”
Arkitekti anglez, Sir David Chipperfield është shpallur fitues i çmimit “Pritzker 2023”. Ky çmim që njihet ndryshe edhe si "Nobeli i arkitekturës", i atribuohet 69-vjeçarit, I cili ka projektuar mbi 100 ndërtesa në të gjithë botën.
Sir David Chipperfield është shpallur fitues i çmimit “Pritzker 2023” i konsideruar si "Nobeli i arkitekturës".
Në vlerësimin e jurisë për punën e arkitektit anglez ndër të tjera thuhet:
"Një arkitekt i talentuar ndonjëherë pothuajse mund të zhduket. Ne nuk shohim një ndërtesë të njohur menjëherë të David Chipperfield në qytete të ndryshme, por ndërtesa të ndryshme David Chipperfield të projektuara posaçërisht për çdo rrethanë".
Këto projekte arkitekturore të krijuara prej 69-vjeçarit janë cilësuar si më të mirat e vitit.
Edhe pse më i njohur për institucionet kulturore, si Biblioteka Publike “Des Moines: në Ioëa, galeria “Turner Contemporary” në Mbretërinë e Bashkuar dhe muzeu i ri-imagjinuar “Neues” në Berlin, firma e arkitektit anglez mban mbi 100 ndërtesa në mbarë botën.
"Unë nuk jam i interesuar për arkitekturën si një ushtrim autobiografik. Në arkitektët kur mbarojmë një ndërtesë, shkojmë në shtëpi, e lëmë atë dhe ajo i përket dikujt tjetër” tha Chipperfield pas marrjes së vlerësimit, duke pranuar në mënyrë modeste se arkitektët shpesh kanë pak zgjedhje përveçse të vulosin identitetin e tyre në punën e tyre.
Siç thotë juria e çmimit, mungesa e dukshme e egos së Chipperfiel ka dëshmuar një vlerë.
Gjatë gjithë historisë 44-vjeçare të çmimit “Pritzker” ai është i fundit në një varg të laureatëve me pak, ose edhe aspak, ndërtesa konvencionale ikonike.
Kujtojmë se çmimi i vitit të kaluar iu dha Francis Kéré, i lindur në Burkina Faso, karriera e të cilit është angazhuar kryesisht në shkolla, qendra shëndetësore dhe objekte komunitare në Afrikë.
