Rreziku qëndron për një grua edhe aty ku ajo më pak e pret
As 8 Marsi, Dita Ndërkombëtare e Gruas, nuk mund të kalojë pa shqetësime për gratë.
Është (pa)barazia gjinore, (abuzimi) seksual apo dhuna në familje.
Edhe ata që nuk kanë shqetësime të tilla nuk u hiqet presioni që si gra duhet të jenë bashkëshorte, nëna, amvise, kunata, kushërira, fqinje, shoqe, kolege të suksesshme.
Por edhe natyra nuk e mbron plotësisht gruan.
Rastësisht apo qëllimisht, pikërisht mëngjesin e sotëm, qytetarë të ndërgjegjshëm kanë raportuar në Qendrën e Menaxhimit të Krizave (QKK) se rrezikohet të bjerë një pemë e plasaritur, e përdredhur dhe e shkulur në parkun “Gruaja – luftëtare” në qendër të Shkupit, parkun që feston heroizmin femëror.
Qendra për Menaxhimin e Krizave ka njoftuar Ndërmarrjen Publike “Parqe dhe Gjelbërim” dhe Qytetin e Shkupit dhe ka kërkuar heqjen e menjëhershme të pemës.
Dita Ndërkombëtare e Gruas, 8 Marsi festohet çdo vit në kujtim të protestës së punëtorëve të tekstilit në Nju Jork në 1857.
Kombet e Bashkuara filluan ta festojnë këtë ditë në vitin 1975, ndërsa në vitin 1977 u shpall festë zyrtare e Kombeve të Bashkuara (OKB) kushtuar të drejtave të grave dhe paqes botërore.

