VIDEO/ Burri merr gruan në krahë dhe e hedh nga trageti, vuante nga probleme mendore

Kamerat e sigurisë kanë fiksuar momentin kur një burrë merr gruan e tij dhe e hedh atë nga një traget që udhëtonte përmes ngushticës Sundra në Indonezi.

Videoja, e publikuar më 24 shkurt nga policia lokale, tregon burrin duke ecur pas gruas së tij, duke e marrë atë në krahë dhe duke e hedhur atë nga trageti.

Fatmirësisht gruaja arrin të kapet pas parmakëve duke mos rënë poshtë.

Pasagjerët e tjerë pasi panë ngjerjen nxituan për të ndihmuar gruan të kthehej në kuvertë.

Shefi i Sektorit të Policisë Portuale të Bakauhenit, Ridho Rafika, tha se ngjarja ka ndodhur në tragetin e pasagjerëve Shalem nga Meraku në Bakauheni.

Policia raportoi gjithashtu se familja e burrit kishte thënë se nuk e raportoi incidentin pasi burri vuante nga një çrregullim mendor.

Në vitin 2018, një baba i tre fëmijëve u akuzua për tentativë vrasjeje pasi u përpoq të 'hidhte të dashurën e tij nga një anije lundrimi'.

Në nëntor të vitit të kaluar, një pasagjer i zhdukur i Carnival Cruise u gjet nga Roja Bregdetare e SHBA me simptoma hipotermie dhe tronditje pasi ra nga një anije lundrimi pranë Gjirit të Meksikës.

Burri, 28 vjeç, mbijetoi për 15 orë në ujë përpara se Roja Bregdetare ta gjente atë afërsisht 20 milje në jug të Kalimit Jugperëndimor në Luiziana.