Presidenti kroat: Pres që të gjithë anëtarët e BE-së ta njohin pavarësinë e Kosovës

Kroacia mbështet fuqishëm afirmimin ndërkombëtar të pavarësisë së Kosovës dhe pret që ajo të njihet nga të gjithë anëtarët e Bashkimit Evropian, tha sot presidenti kroat Zoran Milanoviç pas takimit me ministren e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla Schwarz.

Milanoviç dhe Garvalla, e cila ndodhet për një vizitë zyrtare në Kroaci, diskutuan për marrëdhëniet dypalëshe, planin aktual për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, mundësinë e anëtarësimit të Kosovës në organizatat ndërkombëtare, si dhe perspektivat euroatlantike të Prishtinës.

“Presidenti Milanoviç i konfirmoi ministres Gërvakla Schwarz se Kosova gjithmonë ka pasur dhe mund të vazhdojë të llogarisë mbështetjen solide nga Kroacia kur është fjala për afirmimin ndërkombëtar të pavarësisë së Kosovës dhe perspektivat euroatlantike të Kosovës”, thuhet në njoftimin e zyrës së presidentit kroat.

“Unë pres që të gjithë anëtarët e BE-së ta njohin pavarësinë e Kosovës”, tha Milanoviç.

Pavarësia e Kosovës nuk është njohur nga pesë anëtarë të BE-së, përkatësisht Qiproja, Greqia, Rumania, Spanja dhe Sllovakia.