Pamje të rënda nga Greqia, punonjësit e ambulancës lajnë me zorrë lavazhi gruan lakuriq
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Mars 2023, 14:00
Një hetim ka nisur pas publikimit të fotove tronditëse ku shihet stafi i një ambulance greke duke larë me zorrë një grua të zhveshur.
Gruaja shihet e shtrirë në një batanije në një bblok pallatesh, ndërsa pas publikimit të fotove u shkarkua një punonjës i kompanisë private.
Kreu i Prokurorisë së Shkallës së Parë, Antonis Eleftherianos, ka urdhëruar sot një hetim paraprak penal për veprat kundërvajtëse që përfshijnë torturë dhe fyerje të dinjitetit njerëzor për ngjarjen e publikuar të shtunën në Oropos .
Kryebashkiaku i Oropos në një postim të djeshëm ka bërë të ditur se ka urdhëruar hetimin e rastit dhe ka kërkuar nga kompania e ambulancës që të pushojë dy punëtorët që shfaqen në foto.
