“Hyjneshat” e rëna nga froni/ Marshim në Prishtinë për dhunën ndaj grave: Dënim maksimal agresorëve

Në Prishtinë, gratë protestuan kundër dhunës duke bërë thirrje për dënim maksimal ndaj agresorëve. “Marshojmë e nuk festojmë” ishte slogan i këtij 8 marsi. Në manifestim u treguan raste të abuzimit dhe neglizhencës së institucioneve .

Hyjnesha në fron, simbol i Prishtinës, iu dhurua presidentes Osmani këtë 8 mars nga i pari i kryeqytetit të Kosovës Përparim Rama.

 “Këtu po ua dhurojmë Hyjneshën në frontin, simbolin e Prishtinës. Ne si Komunë i kemi prioritet kafshët edhe në kabinetin tonë. E shfaq gruan si më të larguar,”  tha Rama.

Për gratë u mbajt edhe një seancë solemne në parlament.

Për gratë e nisi mbledhjen e qeverisë edhe kryeministri Kurti. Foli për kontributin e tyre edhe në luftën çlirimtare.

“Nderojmë e kujtojmë kontributin në luftën çlirimtare dhe gjithë historisë. Nuk harrojmë dhimbjen e madhe që nuk kalon dhe një plagë të madhe që shteti e ka obligim ta shërojë. Po vazhdon procesi i aplikimit për njohjen e statusit të mbijetuar dhe të mbijetuar të dhunës seksuale gjatë luftës. Nderojmë rolin e të mbijetuarave që kanë folur për rastet e tyre publikisht, e çështjet Vasfije Krasniqin që është e zëshme në vendin tonë dhe ndërkombëtarisht," tha ai.

Ndërsa Kurti premtoi politika në krijimin e barazisë sociale të gjinisë, në sheshin e Prishtinës grupe vajzash e grash marshuan drejt selisë së qeverisë, me thirrjet “Vrasjet ndaj grave janë të paralajmëruara”.

E mbijetuara e dhunës në familje, Elmedina Hajdari tha se ishte dëshmitare e neglizhencës, mosbesimit dhe padrejtësive të vazhdueshme që u bëhen grave nga Policia, Prokuroria e Gjykata.

Në një tjetër foltore, kryetarja e Forumit të Gruas në LDK, Jehona Lushaku-Sadriu kërkoi ndryshime ligjore.