Krim pasioni në hotel, karabinieri vret të dashurin menaxher të ish-gruas dhe plagos këtë të fundit

Tragjedi në provincën e Latinës.

Në Suio Terme, një fshat i Castelforte, në kufirin midis Lazios dhe Campania, një karabinier qëlloi për vdekje partnerin e ri të ish-gruas së tij, menaxher të një hoteli, dhe plagosi rëndë gruan. 

Karabinieri 58-vjeçar që shërben në provincën e Caserta-s u dërgua në burgun e Santa Maria Capua Vetere. 

Gruaja u transferua me kod të kuq në spitalin e Romës. 

Të shtënat kanë ndodhur brenda një hoteli.