Aksident ajror në Romë/ Avionët ushtarakë përplasen gjatë stërvitjes, njëri u rrëzua në qytet. Vdesin dy pilotët
Dy avionë ushtarakë u përplasën gjatë fluturimit pranë Guidonia Monte Celio, një qendër në periferi të Romës, dhe pilotët vdiqën në përplasje.
Dy avionët u rrëzuan në tokë, në një livadh jo shumë larg rrugës Longarina, pasi morën flakë.
Reja e tymit u dallua menjëherë nga periferi i kryeqytetit.
Policia dhe shërbimet e urgjencës kanë ndërhyrë për shpëtimin.
Avionët U-208 të krahut të 60-të të Guidonia, po fluturonin si pjesë e një misioni trajnimi të planifikuar paraprakisht, njoftuan Forcat Ajrore përmes një deklarate.
Dy avionët janë përplasur, “për arsye të panjohura për momentin, duke u rrëzuar përtokë në një zonë pranë aeroportit ushtarak të Guidonias".
Shefi i Shtabit të Mbrojtjes, Admirali Giuseppe Cavo Dragone, pasi mori vesh lajmin e aksidentit të fluturimit, u shprehu ngushëllimet familjeve të ushtarëve dhe shefit të Shtabit të Forcave Ajrore.
Aksidenti, sipas informacioneve fillestare, do të kishte përfshirë dy avionë ushtarakë të vjetër.
Pas përplasjes, njëri prej të dyve ka përfunduar në një livadh, tjetri në rrugë.
Do të kishin qenë katër avionë ushtarakë që u nisën nga baza ushtarake aty pranë.
Në orën 11:50 mbërriti alarmi i parë në polici: dy prej avionëve ishin përplasurnë fluturim për arsye që ende nuk janë verifikuar.
Avionët, sipas disa dëshmitarëve, kanë qenë duke bërë disa manovra kur ka ndodhur përplasja.
Për mrekulli, avioni i dytë u përplas me një makinë në rrugën Margherite, duke përshkuar shtëpitë, por pa shkaktuar viktima të tjera.
Viktimat janë nënkoloneli Giuseppe Cipriano dhe majori Marco Maneghello, pjesë e Krahut të 60-të të Forcave Ajrore.

