"Fjodi të duam shumë, je zysha më e mirë në botë"/ Mësuesja e kërcimit surprizohet nga nxënëset për 7 mars

Në këtë 7 Mars  e ftuar në "Jeto me Orën" ishte mësuesja e Dancit Sportiv, Fjodi Sinanaj.

Në këtë ditë të veçantë për të ajo u surprizua nga një kartolinë urimesh nga nxënëset e saj të vogla.

"Kjo është atmosfera e përditshme. Jam shumë e lumtur që në studion time të kërcimit fëmijët vijë me shumë kënaqësi" tha ajo mes emocioneve teksa përcolli urimet për festat e 7-8 Marsit.