Moda “Autonomia”, prezantohet në Paris koleksioni dramatik “Alexander McQueen”

Prezantohet  koleksioni vjeshtë/dimër 2023 nga shtëpia prestigjioze e modës “Alexander McQueen”, i titulluar “Autonomia”.  Drejtorja kreative, Sarah Burton ishte kujdesur të ruante origjinalitetin e markës luksoze, trashëgimi e McQueen.

Në Paris është prezantuar koleksioni vjeshtë/dimër 2023 nga shtëpia prestigjioze e modës “Alexander McQueen”, i titulluar “Autonomia”, dhe I cilësuar “dramatik”, në kuptimin e plotë të fjalës.

Supermodelja që nuk njeh “plakjen” Naomi Campbell hapi sfilatën e veshur me një fustan të zi klasik dhe vathë ekstravagantë argjendi.

Drejtoresha krijuese e shtëpisë së modës, Sarah Burton, post që e mban prej më shumë se një dekadë pas vdekjes së stilistit të famshëm, ishte kujdesur të ruante trashëgiminë e Alexander McQueen.

Koleksioni "Autonomy" ishte një shembull se si prania dramatike e McQueen mund të përfshihet sezon pas sezoni dhe këtë herë kulmoi me rregullsinë dhe strukturën perfekte. Veshjet e meshkujve dhe femrave ofronin fuqi dhe sofistikim, të mbështetur me sensualitet, kjo e fundit referohet me shtimin e lules së dashurisë, orkidesë.

Ndër veçoritë e koleksionit, spikati një pallto ngjyrë vjollce me rripa lëkure, një kostum gri i çelur që mprehte përmasat e modelit.

Më vonë, koleksioni u shndërrua në diçka më konceptuale. Pjesa e pasme e xhaketave ishte prerë për të zbuluar format në lëkurë të zhveshur, ndërsa trikotazhet në formën e trupit  portretizonin konturet natyrale të luleve.