Ftesë për Harry & Meghan? Vijojnë spekulimet nëse çifti do të jetë në ceremoninë e kurorëzimit të mbretit Charles
A do të jetë çifti i shumë përfolur Princi Harry dhe Meghan në ceremoninë e kurorëzimit të mbretit Charles III? Spekuklimet vazhdojnë, ndwrsa çifti thonë se u është dërguar email nga zyra e Madhërisë së Tij.
Vazhdojnë spekulimet nëse Princi Harry dhe Meghan do të jenë ose jo në ceremoninë e kurorëzimit të mbretit Charles III. Çifti në një deklaratë thonë se u është dërguar email për kurorëzimin, më 6 maj, por nuk konfirmojnë ende pjesëmarrjen.
Kuptohet se disa të ftuarve po u kërkohet të ruajnë datën përpara ftesave zyrtare që do të dërgohen më vonë. Buckingham Palace ka refuzuar të komentojë mbi ftesat.
Një deklaratë nga Princi Harry dhe Meghan tha se ata ishin kontaktuar në lidhje me kurorëzimin.
“Mund të konfirmoj se Duka ka marrë së fundmi korrespondencë me email nga zyra e Madhërisë së Tij në lidhje me kurorëzimin”, tha një zëdhënës i çiftit.
"Një vendim i menjëhershëm nëse Duka dhe Dukesha do të marrin pjesë nuk do të zbulohet nga ne në këtë moment."
Westminster Abbey, ku do të bëhet kurorëzimi, ka një kapacitet për rreth 2200 të ftuar. Në ceremoni pritet të marrin pjesë shumë figura publike, politikanë dhe personalitete ndërkombëtare, si dhe familjarë dhe miq të mbretit. Nëse Princi Harry kthehet për kurorëzimin, nuk dihet se çfarë roli mund të luajë, pasi ai nuk ka më detyra mbretërore.
Gjithashtu javën e kaluar u zbulua se Princit Harry dhe Meghan iu kërkua të lironin Frogmore Cottage, shtëpinë e çiftit në Windsor.