E trishtë, i moshuari qëllon gruan e tij me pistoletë, më pas vetëvritet me ilaçe

Në Trieste, një 80-vjeçar qëlloi me pistoletë në drejtim të gruas së tij, duke e vrarë dhe më pas i mori jetën vetes duke marrë disa ilaçe.

Trupat e dy të moshuarve u gjetën në një apartament në rruën Ghirlandaio. 

Rastin po e hetojnë karabinierët, të cilët kanë ndërhyrë pas denoncimit të fqinjëve.

Nga hetimet paraprake mësohet se burrë e grua u gjetën të pajetë, të përqafuar në divan dhe arma e krimit u gjet në tavolinën e kafes. 

Një fqinj i çiftit do të kishte ngritur alarmin pasi kishte gjetur një shënim në derën e jashtme.