Përvoja traumatike pas përplasjes së trenave, e afërmja e të mbijetuarit: I vjen erë djegie
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Mars 2023, 10:47
Momente traumatike përjetojnë çdo ditë edhe pasagjerët, të cilët ndonëse kanë arritur të dalin të gjallë nga treni që u përplas me trenin tregtar në Tempi, nuk mund ta kapërcejnë dot atë që ndodhi.
Tezja e një të mbijetuari nga tragjedia, e cila ndodhej në fund të trenit, tregon problemet me të cilat përballet mbesa e saj.
"Nuk është mirë, fle pak, zgjohet, thotë vazhdimisht “vjen erë djegie”, tha ajo për ANT1.
Gruaja e bëri të qartë se “nuk më intereson kush është qeveria e mëparshme apo e ardhshme” dhe kërkoi jo dorëheqje, por tërheqje nga politika.
“Përgjegjësit duhet të heqin prizën, qeveritë duhet të heqin prizën dhe të na dëgjojnë, të ulin kokën dhe të na dëgjojnë ”, përfundoi zonja Iota.

