Këta janë anëtarët e një bande të dhunshme pakistaneze

Policia greke publikoi fotot e pesë pakistanezëve që ishin anëtarë të një bande kriminale grabitëse që kishte terrorizuar viktimat e tyre me mizori të veçantë. Detajet e bandës së egër u publikuan pas një urdhri përkatës të Prokurorisë së Shkallës së Parë të Athinës. Anëtarët e bandës akuzohen edhe për dy vrasje të kryera me mizori të veçantë.

Anëtarët e organizatës u arrestua më 16 shkurt 2023 nga Seksioni i Krimeve Kundër Jetës dhe Lirive Personale pranë Drejtorisë së Sigurisë Atikë.

Pesë anëtarët pakistanezë të bandës kriminale, mes tyre edhe kreu, u arrestuan, ndërsa u hetuan dy vrasje me motive grabitjeje dhe tre raste të grabitjes dhe tentativës për vrasje.

Aktivitetet e tyre kriminale përfshinin një sërë grabitjesh të egra me therje, rrahje dhe madje edhe tortura. Në fakt, në të dyja vrasjet, viktimat e tyre, një grek 74-vjeçar dhe një pakistanez 47-vjeçar u torturuan pa mëshirë përpara se grabitësit me thikë t'ju “merrnin” jetën.