Lavrov: Perëndimi po përgatit Kievin për zgjatjen e luftës

Rusia nuk i refuzon negociatat serioze, tha ministri i Jashtëm Sergej Lavrov në takimin e G20 FMM në Nju Delhi të Indisë.

Lavrov tha se vendet perëndimore po përgatisin Kievin për zgjatjen e luftës:

“Ne nuk refuzojmë propozime serioze për gjetjen e një zgjidhjeje politike. Por nuk mbaj mend që të paktën një nga vendet perëndimore të ketë thirrur Ukrainën për negociata.”