Masakra nga Dan Hutra, Kola: Besoj se do të dënohet me burgim të përjetshëm
Nga OraNews Përditësimi i fundit 2 Mars 2023, 19:41
Margarita Kola, avokate në emsionin "Jeto me Orën" në RTV Ora foli lidhur me rastin makabër të ndodhur nëj ditë më parë në Tiranë ku Dan Hutra vrau tre gra.
Sipas Kolës janë "një serë elementësh që e bëjnë tronditës këtë ngjarje".
Margarita Kola: Ka një serë elementësh që e bëjnë tronditëse këtë ngjarje. Ka qenë vrasje me paramendim që dënohet deri në 25 vjet. Ai ka kryer të plotë dënimin e vet dhe ka dalë. Problematika është që që nga momenti që është liruar është dënuar për vjedhje dhe për dhunë në familje. Duke treguar që vazhdonte të ishte i dhunshëm, duhej të ishte marrë parasysh dënimi. Ky person në këto rrethana minimumi është 25 por besoj se do ti japë burgim të përjethëm. Ne jemi një shoqeri e dhunshme në çdo pikëpamje.
