A do mbyllet Tik-Tok në Shqipëri?! Gati kërkesa

Mirgit Vata, Kryetar i Urdhrit të Punonjësve Socialë në një intervistë në emisionin "Jeto me Orën" në RTV Ora tha se "Tik-Tok qoftë dhe përkohësisht duhet të mbyllet".

Sipas tij Tik-Tok "do të konkretizohet shumë shpejt si kërkesë jo vetëm për AMA-n por dhe për AKEP-in".

Mirgit Vata: Po nis si mendim. Besoj që do të konkretizohet shumë shpejt si kërkesë jo vetëm për AMA-n por dhe për AKEP-in që është agjencia që merret me komunikimet elektronike e postare. Është një situatë e tillë emergjence ku duhen masa drastike ndonjëherë. Gjithsecili prej nesh që kemi punuar me çështje të adoleshentëve dhe kemi marrë në shqyrtim dhe çështje të internetit nuk është se jemi kundër internetit. Ne jemi pro përdorimit të internetit në mënyrë të sigurtë. Që kur ka filluar të përdoret në fillim TikTok unë kam vënë re disa problematika që ishin raste problematike që duhet të merreshin masa. I mëshoj idesë që Tik Tok qoftë dhe përkohësisht duhet të mbyllet.


Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.