“Çmendet” moda në Milano, 50 shfaqje me risi dhe provokime prezantuan tendencat e vitit 2023
Koleksionet e modës 2023 në Milano sollën shkëlqim në mënyra shumë të ndryshme. Disa marka prestigjioze luajtën me provokime dhe teatralitet për të siguruar argëtim të mjaftueshëm.
Java e modës në Milano solli prirjet dhe tendencat e reja për vitin 2023.
Por këtë vit shtëpitë prestigjioze u shfaqën sa kreative aq edhe provokuese, në prezantimin e koleksioneve të tyre.
Diesel shokoi audiencën me një mal me prezervative që shërbenin si sfond për koleksionin e vjeshtë-dimër.
Parlamenti finlandez mbështet anëtarësimin në NATO
1 Mars, 15:24
Stilisti belg, Glenn Martens, arriti të merrte vëmendjen më të madhe në rrjetet sociale me këtë shfaqje.
Po ashtu nuk munguan edhe modelet që “rrëzohen” nga lart mbi audiencën.
Më shumë lëkurë u prezantua nga Roberto Cavalli dhe Dolce & Gabbana. Veshjet ishin zbukuruar me kristale, motive kafshësh, shumë dantella dhe shënuan rikthimi i korseve.
Markat e tjera me emër të madh si Fendi, Prada, Max Mara dhe Giorgio Armani kishin një qasje më konservatore ndaj modës, me veshje në dukje të krijuara për jetën e përditshme. Spikatën palltot gri kudo në pistë.
Mbi 50 shfaqje u mbajtën në kryeqytetin e modës së Italisë, gjatë ngjarjes që përfundoi të hënën, edhe pse kishte disa mungesë të dukshme, përfshirë Marni dhe Versaçe që do t’i prezantojnë koleksionet e tyre në Los Angeles më 10 Mars.
Mes të ftuarëve nuk munguan personazhet e famshme, si Julia Fox dhe aktori Haley Lu Richardson të veshur me Diesel, ndërsa Sienna Miller, Dua Lipa dhe Emma Roberts ishin vetëm disa nga artistët që morën pjesë në shfaqjen Prada.

