Përplasja e trenave në Greqi, pasagjeri rrëfen tmerrin: Ndihmova gratë e të moshuarit, kishte shumë gjak
Një pasagjer i cili ishte në vagonin 6 foli para kamerës për përplasjen e tmerrshme të trenave në Tempe e cila rezultoi në humbjen e jetës së 32 personave dhe plagosjen e 85 personave.
Siç tha dhe djali, situata ishte e frikshme.
“Isha në vagonin e gjashtë dhe ishte njësoj si një tërmet. Kështu u ndjemë ne. Kishte tre përplasje, secili më i vogël se tjetri. Në vagonin tim u godit vetëm një grua të cilën e ndihmova menjëherë,u plagos pak në vetull, asgjë shumë serioze. Më pas u përpoqa me disa persona të tjerë t'i nxirrja shumica, gra, të moshuar sepse ishte më e vështirë t'i lëvizja me valixhet”, tha fillimisht pasagjeri i ri.
“Ishte një vajzë 6 muajshe që u përpoqa ta gjeja, nuk e gjeta, por për fat erdha këtu, fola me nënën e saj dhe më tha që është në Selanik, faleminderit Zotit. Shumica e njerëzve në vagonin tim ishin mirë.
Pastaj u përpoqa të shkoja në vagonët 5, 4, 3 për të nxjerrë sa më shumë që munda. Çfarë t'ju them, shumë gjak, më ka kapur ankthi, as nuk di të flas. Gjërat ishin tragjike...
U përplas vagoni 2, pra aty ku është kafeteria, e cila duhet të ketë pasur më shumë viktima dhe që as nga poshtë nuk mund t'i afroheshe. Ishte në zjarr, ishte plot flakë, u përpoqa të kaloja nën disa mbeturina, nuk mund të merrje frymë, nuk mund të kaloje atje”.
Συγκλονιστική μαρτυρία για τη σύγκρουση #Τέμπη: "Προσπάθησα να βγάλω όσους περισσότερους μπορούσα, ήταν ένα κοριτσάκι 6 μηνών που ευτυχώς έμαθα ότι βγήκε ζωντανό, έβγαλα όσους περισσότερους μπορούσα, δεν μπορεσα να περάσω πιο μπροστα γιατι τα συντρίμια φλέγονταν"
— Καθίκι (@KYTKYTKYTKYTKYT) March 1, 2023
Μπραβο ΠΑΛΙΚΑΡΕ! pic.twitter.com/KA2AIRxCLQ

