Iran, Helmimi i 650 nxënësve me gaz, nis hetimi penal, dyshohet se…
Të paktën 650 nxënëse janë helmuar nga gazi toksik në Iran që prej nëntorit në Iran.
Ajo çka e bën më shqetësuese, është fakti se dyshohet se kjo është një përpjekje e qëllimshme për të detyruar shkollat që të mbyllen dhe të pezullohet mësimi.
Deri më tani nuk është raportua asnjë humbje jete, por dhjetëra kanë pësuar probleme me frymëmarrjen dhe probleme të tjera shëndetësore.
Prokurori i Përgjithshëm i vendit, njoftoi se do të hapte një hetim penal, por informacionet e disponueshme tregojnë vetëm ‘mundësinë e veprimeve kriminale dhe të paramenduara’. Ndërkohë, zhgënjimi publik po vazhdon të rritet.
Helmimi i parë ndodhi më 30 nëntor, kur 18 nxënës nga Shkolla Teknike Nour në qytetin fetar të Qom u dërguan në spital. Që atëherë, më shumë se 10 shkolla për vajza janë vënë në shënjestër. Të paktën 194 vajza raportohen të jenë helmuar gjatë javës së kaluar në katër shkolla në qytetin e Borujerdit.
Nisur nga këto raste, të paktën 100 qytetarë kanë protestuar para ndërtesës së guvernatorit Qom.

