Policia arreston tre persona pas mbytjes së anijes me emigrantë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Shkurt 2023, 18:19
Policia në Itali ka arrestuar tre persona të dyshuar për trafikim njerëzish pas vdekjes së të paktën 64 emigrantëve në një anije të mbytur në brigjet jugore të vendit të dielën.
Tre të arrestuarit ishin një turk dhe dy shtetas pakistanezë.
Shumica e atyre në anijen prej druri, që mendohet se mbante 200 persona, thuhet se ishin nga Afganistani, Pakistani, Somalia, Siria, Iraku dhe Irani.
Zyrtarët kanë paralajmëruar se numri përfundimtar i të vdekurve mund të rritet në më shumë se 100.
Ekipet e shpëtimit nxorrën nga deti një tjetër trup, atë të një burri, mëngjesin e së martës.
Tre personat e arrestuar thuhet se kanë lundruar me varkë nga Izmiri në Turqi për në Kalabri në Itali, pavarësisht kushteve të këqija atmosferike.
